00:00 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kapo i ultrasëve të Milanit dhe një i Interit arrestohen për shpërndarje droge

Një nga kapo-ultrasit e Milanit, Luca Lucci ishte mes të arrestuarve nga policia e Milanos, gjatë një operacioni për godtijen e një rrjeti të shpërndarjes së drogës.

Lucci ishte njëri prej krerëve të ultrasve të Curva Sud, grupimit më të zjarrtë të tifozërisë së Milanit, ndërsa u arrestua tashmë nga policia e Milanos.

Sipas detajeve të publikuara, Lucci merrte drogën nga një rrjet i strukturuar shqiptarësh, në një lagje të Sesto San Giovanni dhe më pas e rishpërdante atë te blerësit fundorë, apo konsumatorët.

Në pranga ka rënë gjithashtu edhe Massimo Mannelli, një steward i skuadrës së Interit, që gjithashtu ishte pjesë e shpërndarjes finale të drogës së llojit hashash dhe kokainë, te blerësit fundorë.

Gjatë këtij aksioni, janë arrestuar edhe shumë shqiptarë e italianë, që funksiononin si një grup i strukturuar në shpërndarjen e drogërave në qytetin e Milanos.