16:14 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kaq është përqindja e votave të pavlefshme në Gjilan

Në balotazhin e së dielës në komunën e Gjilanit kandidatë ishin kandidati i LDK-së, Lutfi Haziri si dhe ai i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi.

Me këtë rast fitues doli kandidati i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili del të jetë udhëheqës edhe për një mandate të dytë.

Por sipas Komisionit Qendror Zgjedhor në këtë komunë përqindja e votave të pavlefshme ka qenë shumë e ulët.

Vetëm 1.55 përqind është numri i fletëvotimeve të pavlefshme dhe të zbrazëta në këtë komunë./Indeksonline/