16:53 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Kaq ishte me diell, që nga nesër po vjen dimri i vërtetë

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm, i përcjellur me vranësira të ç’rregullta të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

Do të  fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi deri 10m/s. /Indeksonline/