Kaq vota të pavlefshme kishte në qytetin e Prizrenit
Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë më shumë vota në zgjedhjet e së dielës se kundërkandidati i tij nga PDK-, Shaqir Totaj.
Haskuka siguroi gjithsej 50,41 përqind të votave, ndërsa Totaj 49,76 përqind.
Por, edhe këtë herë Prizreni nuk arriti të shpëtonte pa ndonjë votë të pavlefshme.
Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se në Prizren janë gjithsej 1,94 përqind vota të pavlefshme./Indeksonline/