22:41 / E Hënë, 30 Mars 2020

Karantina mbyll restorantet, çifti kreativ shijon vaktin në një tavolinë mbi makinë

Një çift gjeti një mënyrë kreative për të ngrënë jashtë, duke respektuar në të njëjtën kohë edhe rregullat e distancimit social.

Pandemia e koronavirusit ka mbyllur të gjitha kafenetë dhe restorantet që në 23 mars në Brisbane, Australi.
Por kjo nuk e ka ndaluar çiftin australian që të kalonte kohë së bashku, duke ngrënë në ajër të pastër.

Ata e arritën këtë duke lidhur një tavolinë dhe dy karrige mbi makinën e tyre, duke krijuar kështu restorantin e tyre personal.

Image