18:33 / E Diele, 10 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Karateistet Danina dhe Lanika Rexhepi shkëlqejnë në Vlorë

Sot në qytetin e flamurit, në Vlorë është mbajtur Kupa mbarëkombëtare e karatesë, “Pavarësia”.

Në këtë garë shkëlqyen karateistet e talentuara nga Kosova, Danina dhe Lanika Rexhepi nga klubi i karatesë Prishtina.

Danina fitoi dy çmime në këtë turne. 7 vjeçarja fitoi vendin e parë në stilin “Kata” dhe të dytin në “Lufta”.

Derisa Lanika 9 vjeçare mori vendin e tretë në disiplinën “Lufta”.

Ky sukses erdhi edhe falë dy trajnerëve të klubit “Prishtina” Ismail Fazliu dhe Visar Hoxha. /IndeksOnline/