08:31 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Karius tallet rëndë nga Asensio pas humbjes së Man Unitedit nga Real Madridit (Video)

Karius tallet rëndë nga Asensio pas humbjes së Man Unitedit nga Real Madridit (Video)

Marco Asensio është zënë nga kamerat duke u tallur me Loris Karius në tunelin e stadiumit, ”Hart Rock Stadium” në Miami pas fitores së Man Unitedit, 2-1 përballë Real Madridit.

Mesfushori i ”Los Blancos” ishte dëgjuar duke bërtitur, ”Karius, Karius” drejt bashkëkombasit të tij, Daid De Gea për t’u tallur me të, dhe tifozët e Liverpoolit s’janë të lumtur me këtë.

Karius bëri dy gabime fatale në humbjen e Liverpoolit, 1-2 nga Real Madridi sezonin e kaluar në finalen e Champions Leagues në Kiev, shkruan IndeksOnline.

Portieri i Liverpooli u përlotë pas ndeshjes në fushën e lojës dhe vetëbesimi i tij ka rënë dukshëm pas kësaj, teksa edhe në turneun para-sezonal ka bërë gabime të theksuara.

Liverpooli shpenzoi shumë rekorde botërore prej 67 milionë funtesh për transferimin e portierit brazilian, Alisson nga Roma këtë verë.

E ardhmja e Karius ende nuk është qartësuar, por gjermani besohet se nuk ka të ardhme në Liverpool, derisa talljet ndaj tij po vazhdojnë./IndeksOnline/