08:15 / E Enjte, 25 Gusht 2022 / GF

Kartat grafike AMD dhe Nvidia bien nën çmimet e rekomanduara

Çmimet e kartave grafike AMD dhe Nvidia vazhdojnë trendin e rënies. Kartat grafike po shiten në 90% të vlerës së përcaktuar nga kompanitë(MSRP), të paktën në vende Evropiane si Gjermania.

Segmentin i mesëm duket ai që është më i avantazhuari me modele si Radeon RX 6000 të cilët po vazhdojnë rënien në 80% të MSRP.

Gjithashtu një faktor që ka ndikuar në rënien e tyre është ardhja e gjeneratave të reja AMD RX 7000 dhe Nvidia RTX 40. Aktualisht kartat grafike RTX 30 po shiten mesatarisht në 87% të MSRP.

Rënia më e madhe ka qenë për RTX 3080 Ti e cila ka parë çmimet të jenë nën 41% të çmimit të rekomanduar. Ndërkaq modele të rangut të mesëm si RTX 3060 Ti kanë parë çmimet të rriten.

Shumë sajte argumentojnë se çmimet kanë qenë artificialisht të larta dhe do të vazhdojnë të bien ndërsa priten gjeneratat e reja. /PCWorld Albanian