19:36 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

“Kasaphane” në Kinë, një grua plagos 14 fëmijë

Një grua e pajisur me thikë ka sulmuar 14 fëmijë të çerdhes në Perëndim të Kinës. Rasti kriminal ndodhi në mëngjesin e sotëm.

Sulmuesja që i është indetifikuar mbiemri, Liu sulmoj fëmijët deri sa ata po riktheheshin nga ushtrimet e tyre të mëngjesit, transmeton Indeksonline.

Të gjithë fëmijët ishin dërguar menjëherë në spital. Ndërsa Liu është dërguar në stacionin më të afërt në policorë.

Nuk është hera e parë që ndodh një sulm i këtillë. Në vitet e fundit raste të sulmit të fëmijëve në Kinë ka pasur shumë./Indeksonline/