16:58 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kastrati i del në mbrojtje komuniteteve në Kamenicë, thotë se ata duhet të trajtohen njerëzisht

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, sot ka zhvilluar një takim me Zyrën e Fondacionit Heinrich Böll Stiftung, ku temë diskutimi sipas Kastratit, ishte çështja e problemeve të shumëta që ballafaqohen komunitetet në Kamenicë, shkruan IndeksOnline.

Kastrati u shpreh se kabineti i Komunës së Kamenicës, vazhdimisht angazhohet për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen komunitetet në komunën të cilën ai e udhëheqë.

Ai tha se komunitetet duhet të trajtohen si të barabarta, derisa shtoi se duhet të bëhet më shumë për shmangien e steriotipeve dhe paragjykimeve ndaj tyre.

Postimi i plotë:

Sot isha i ftuar si panelist për të folur e bashkëbiseduar me pjesëmarrësit e tjerë për marrëdhëniet ndëretnike në përgjithësi, e në veçanti për Kamenicën.

Ne kemi raste reale të përditshmërisë sonë të cilat janë shembulli më i mirë i problemeve reale në komunitet. Në Kamenicë, kabineti angazhohet për tejkalimin e problemeve të zhvillimit lokal me të cilat ballafaqohen të gjitha etnitë pa dallim. Duke trajtuar komunitetin si të barabartë, ne punojmë në shmangien e stereotipeve, paragjykimeve e madje diskriminimit. E trajtojmë tjetrin njerëzisht dhe punojmë për një botë më të mirë, për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.

Ky takim përfundoi me “Mbjelljen e Pemës së Paqes” në parkun e qytetit dhe falënderoj Zyrën e Fondacionit Heinrich Böll Stiftung për mbështetjen dhe NOPM për organizimin, /IndeksOnline/.