19:48 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kastrati: Nuk ka kthim prapa në Prishtinë prej 2013, nuk do të ketë as në Prizren e Kamenicë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Dardanës i cili edhe doli të jetë fitues, Qëndron Kastrati i është bashkuar sonte festë s së VV-së në Prishtinë.

Me këtë rast me një fjalë rasti, Kastrati ka uruar të gjithë përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosje për fitoren në Prishtinë, Prizren si dhe Kamenicë, shkruan Indeksonline.

 

Me këtë rast ai ka theksuar se nuk ka më kthim prapa në Prishtinë që nga viti 2013, siç nuk do të ketë kthim prapa as në Prizren e Kamenicë që nga viti 2017./Indeksonline/