08:09 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kastriot Rexha i përgjigjet shumë ‘butë’, Munishit

Trajneri i Feronikelit, Ismet Munishi, tha se sulmuesi i Dritës, Kastriot Rexha, e luajti rolin e palaços në ndeshjen ndërmjet këtyre dy skuadrave, por vetë futbollisti nuk ka dashur të merret shumë me këtë çështje.

“Nuk kam çfarë të them për këto fjalë. Unë kam respekt të madh për Ismet Munishin. Madje jemi me fat që e kemi në Superligë, sepse e bën edhe më interesante garën”, ka thënë Rexha për Insporti. Ai ka thënë se futbollistët e Superligës mund të mësojnë shumë nga përvoja e Munishit.

“Ismeti ka luajtur në skuadra të mëdha, të cilat ne ndoshta as nuk e kemi pasur mundësi t’i shikojmë“, ka shtuar Rexha, duke theksuar se është i përqendruar vetëm te loja e tij në radhët e Dritës. “Po punojmë me shumë përkushtim. Loja që treguam ndaj Feronikelit nuk ka qenë më e mira që mund ta bëjmë, por besoj se do të përmirësohemi vazhdimisht dhe t’i arrijmë objektivat e skuadrës”, ka thënë Kastriot Rexha në fund.