19:07 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kastriot Rexha për herë të parë në karrierë do ta fitojë këtë çmim të madh

Viti 2019 ishte i jashtëzakonshëm për futbollistin kosovar Kastriot Rexha. Ai i ndihmoi Feronikelin të fitonte kampionatin dhe kupën e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Gjatë këtij viti kalendarik, 31 vjeçari ka shënuar plot 22 gola, 20 prej tyre në Superligë dhe 2 në kupë.

Për herë të parë në karrierë ai do ta fitoj çmimin “Golashënuesi më i mirë i vitit” që ndahet nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Kujtojmë, se Rexha sivjet luajti me Feronikelin edhe në kualifikimet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

/Indeksonline/