16:28 / E Shtunë, 11 Korrik 2020

Kastrito Dermaku pranon rezultatin e testit për koronavirus

Parma gjatë ditës ka lajmëruar se një anëtar i stafit ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Për shkak të këtij rasti, gjithë lojtarët janë detyruar të bëjnë testin, përfshirë edhe shqiptarin, Kastriot Dermaku, transmeton Indeksonline.

Parma ka lajmëruar se të gjithë lojtarët kanë rezultuar negativ dhe se janë në gjendje të vazhdojnë aktivitetet e tyre.

“Klubi gjithashtu raporton se të gjithë anëtarët e tjerë të ekipit të parë kanë dalë negativ për COVID-19 dhe kanë filluar izolimin në terrenin e stërvitjeve, por do të jenë në gjendje të vazhdojnë aktivitetet e tyre rregullisht, ndërsa monitorohen vazhdimisht në përputhje me protokollin aktual” – thuhet në njoftimin e klubit italian./Indeksonline/

Mos i humb