12:03 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / C E

Katastrofë për Milanin para ndeshjes me Romën, dy lojtarë dalin pozitivë me Civid-19

Gianluigi Donnarumma dhe Jans petter Hauge, kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin, derisa në përgjithsi pesë raste janë konfirmuar nga të gjithë stafi.

Ky lajm i keq për rosonerët vjen disa orë para ndeshjes derbi kundër Romës në San Siro.

Të gjithë lojtarët dhe pjesëtarët e stafit që kanë dalë pozitivë janë asimptomatikë.

Pas këtij lajmi në portë për rosonerët pritet të jetë Tatarusanu derisa Hauge pritej që të ishte në bankë rezervë. /IndeksOnline/