18:21 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Katër kandidatë në garë për Guvernator të BQK-së

Paneli për përzgjedhjen e kandidatëve për Guvernator, pas vlerësimit të integritetit, përgatitjes profesionale, shkathtësive teknike, njohurive të sistemit financiar si dhe njohurive për politika mikro dhe makroe konomike si dhe pas vlerësimit të performances së treguar gjatë intervistës, ka bërë dhe ka dërguar listen përfundimtare Kuvendit dhe Qeverisësë Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të BQK-së, kandidatët e përzgjedhur janë:

Fehmi Mehmeti

Shkëndije Himaj

Besnik Bislimi

Safet Merovci. /Indeksonline/