09:54 / E Enjte, 06 Maj 2021 / Blerim

Katër lojtarët më të mirë të javës në UEFA Champions League

Me ndeshjen Chelsea – Real Madrid (2-0) përfundoi faza gjysmëfinale në UEFA Champions League.

Chelsea arriti të kualifikohet në finalen e madhe të Stambollit, pasi eliminoi Real Madridin, shkruan IndeksOnline

Gjatë ditës së martë, një tjetër klub anglez siguroi finalen, ishte Manchester City që e çoi në shtëpi ekipin francez, PSG.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka publikuar katër lojtarët e javës.

Në këtë listë janë dy lojtarë të Chelseat dhe dy të Manchester City: Bëhet fjalë për, Kai Havertz, N’Golo Kante, Ruben Dias dhe Riyad Mahrez.

UEFA ka kërkuar nga tifozët që ta votojnë në mesin e këtyre katër lojtarëve më të mirin e javës./IndeksOnline/