21:50 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Katër persona të vrarë në Florida, i plagosur edhe një 19 vjeçar shqiptar

Katër persona njoftohet të jenë vrarë sonte nga një shpërthim në një kompleks argëtimi në Jacksonville, Florida.

Sipas medieve të huaja rasti ka ndodhur gjatë turneut të lojërave online-Madden.

“Të shtëna në masë në Jacksonville Landing. Rrini larg nga zona, ajo nuk është e sigurt tani”, thuhet në një postim në Twitter të Zyrës së Policisë së Jacksonville.

Ndërkohë pak më parë është bërë e ditur se i plagosur në këtë ngjarje ka mbetur edhe një shqiptarë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë 19 vjeçari, Drini Gjoka, transmeton Indeksonline. Lojtari i videolojërave nëpërmjet Twitter ka thënë se ai ishte me fat pasi shpëtoi.

“Jam me fat. Plumbi më goditi gishtin e madh të dorës”, tha 19 vjeçari.

Gjoka i cili ishte pjesëmarrës në lojëra tha se tashmë është larguar nga vendi i ngjarjes dhe se nuk do të kthehet më kurrë.

Reuters raportoi se njëri nga të dyshuarit është gjetur i vdekur në skenën ku kanë ndodhur të shtënat në masë në Florida.