09:29 / E Premte, 27 Korrik 2018 / indeksADMonline

Katër të arrestuar për prostitucion në Prishtinë

Katër persona janë arrestuar në Prishtinë për prostitucion. Arrestimet janë kryer të enjten pasdite ka njoftuar Policia e Kosovës.

Të arrestuarit, të gjithë meshkuj, pas intervistimit dy prej tyre me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, kurse dy të tjerët me procedurë të shpejtë janë dërguar në gjykatë për kundërvajtje.

Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar dhe varësisht prej tyre mund të këtë edhe të arrestuar të tjerë./Indeksonline/