21:25 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Katër vetura të aksidentuara në kryeqytet, një person i lënduar (Foto)

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Indeksonline se një aksident me lëndime ka ndodhur sonte në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

“Rreth orës 20:30, në rrugën “Ilir Konushevci” ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku janë të përfshira katër vetura. Veturat janë: WV Golf 3, ngjyrë e bardhë, Audi A3, ngjyrë e hirit, Passat 2, ngjyrë të kuqe dhe BMW”, ka thënë për Indeksonline Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë.

Sipas informacioneve që policia ka deri tani, në këtë aksident është i lënduar vetëm një person dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Nga ky aksident është dëmtuar edhe dera e hyrjes se një objekti që gjendet në rrugën e sipërshënuar./Indeksonline/