75 Mall Live Search
18:18 / E Martë, 05 Nëntor 2024 / k.v

Katër vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së: Çfarë ndodhi deri më sot?

Më 4 dhe 5 nëntor u mbushën katër vjet nga arrestimi i ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjykatën Speciale në Hagë.

Procesi gjyqësor, i cili filloi në prill të vitit 2023, pritet të përfundojë në prill të 2025-tës.

Por, cilat janë provat, kush dëshmoi deri më tani dhe çfarë deklaruan para gjykatës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi?