13:51 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Katy Perry lë anash të dashurin për shkak të dikujt tjetër

Ajo ka dy qenë të cilët kanë shumë ngjajshmëri në mes veti dhe që këngëtarja i adhuron.

Katy Perry dukej se po e shijonte pafund një dalje me dy qenushët e saj derisa u fotografua duke dalur nga studio e ‘American Idol’ gjatë të hënës së bashku me të dashurin e saj, aktorin Orlando Bloom, shkruan Indeksonline.

34 vjeçarja kishte veshur një kombinim farmerke të kombinuara me një palë taka me ngjyrë ari, ndërsa në krah mbante të dy qentë e saj, kështu Katy dukej se kishte harruar të dashurin e saj, aktorin e njohur i cili vinte prapa saj.

Katy kishte xhiruar gjatë tërë ditës dhe po shkonte në darkë së bashku me Orlandon, Orlando dhe Katy u takuan së pari në vitin 2016, ndërsa këtë vit ata rikthyen romancën e tyre./Indeksonline/

Temat: