12:50 / E Premte, 18 Tetor 2019

Kayne Westi shpërndan trailerin e filmit të tij

Albumi i ri i Kayne Westit, ka javë që vonohet, por ai e ka shpërndarë trailerin  e filmit të tij të ardhshëm me titull: “Jesus is King”, shkruan Indeksonline.

Westi njoftoi se filmi në IMAX do të vijë në shtator.

Nuk dihet ende saktësisht së çfarë të presim nga filmi IMAX, por thuhet se do të jetë një përvojë fetare.

Videoja me një minute, tregon një dhomë të gjatë me një korridor që shpie drejt shkallëve, përtej së cilës është një rruzull drite. 

Përfundimisht, imazhi i jep rrugë një citati nga Bibla: “Sipas fjalëve të Jezu Krishtit, ‘Koha mbaron dhe Mbretëria e Perëndisë është afër, pendohen dhe besojnë në ungjill’./Indeksonline/