75 Mall Live Search
22:01 / E Shtunë, 10 Shkurt 2024 / G T

KB Prishtina prezanton “bombën”: Eh tash çelni sytë!

Skuadra nga Superliga e Kosovës, KB Prishtina ka zyrtarizuar një transferim të madh gjatë merkatos së dimrit.

Klubi nga kryeqyteti ka firmosur kontratë me basketbollistin amerikan, Diamond Stone, shkruan Indeksonline

“Eh tash çelni sytë”, ka shkruar faqja e klubit kosovar

Stone luan në qendër, dhe ishte pjesë e draftit në NBA me LA Clippers dhe më pas ka luajtur në NBA G-League për tri vite me skuadra të ndryshme.

Së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës Zavkhan në Mongoli ku është paraqitur me mesatare monstruoze me double-double prej 27.4 pikë dhe 10.1 kërcime për ndeshje./Indeksonline/