21:03 / E Premte, 14 Shkurt 2020 / indeksADMonline

KB Rahoveci demanton lajmet për largimin e trajnerit Marian Ilievskit

Klubi basketbollistik Rahoveci ka treguar edhe njëherë mbështetjen e plotë për trajnerin aktual Marian Ilievski.

Sipas këtij klubi trajneri do të mbesë në këtë skuadër dhe që nga dita e parë e ka pasur mbështetjen e plotë të klubit, shkruan IndeksOnline.

“Ne si klub i treguam edhe një herë jo vetëm Kosovës, por edhe më gjerë, se si organizohen ngjarjet e mëdha, prandaj si organizator të FINAL 8 jemi të fokusuar që të mbyllim edhe ditën e fundit si i ka hije”, kanë thënë nga ky klub.

Po ashtu KB Rahoveci ka thënë që skuadra e tyre është pjesë e tri kompeticioneve andaj ka gjasa për suksese të reja./Indeksonline/.