16:40 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

KB Trepça konfirmon trajnerin e ri si dhe ”blindon” disa nga yjet e skuadrës

Klubi i njohur kosovar në basketboll, Trepça zyrtarizoi mbrëmë basketbollistin amerikan, Dwane Miner.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme, klubi mitrovicas ka konfirmuar se ka vazhduar kotratat e disa prej anëtarëve të klubit .

Agon Selmani, Valdrin Haxhiu, Besnik Azemi dhe Imer Tahiri do të mbeten pjesë e Trepçës edhe për sezonin e ri, transmeton IndeksOnline.

Ndërsa, Trepça do të drejtohet nga trajneri, Ilir Selmani përkrah ndihmësit të tij, Gazmend Asllani.

Kujtojmë se në ndeshjen e parë në Superligën e Kosovës në basketboll, Trepça është mysafire e Prishtinës./IndeksOnline/