15:12 / E Premte, 09 Shkurt 2024 / G T

KB Trepça merr një tjetër amerikan, e prezanton ardhjen e re

Skuadra nga Superliga e Kosvoës në basketboll, Trepça ka zyrtarizuar një tjetër blerje gjatë merkatos së dimrit.

Klubi nga Mitrovica prezantoi në rrjetet sociale ardhjen e basketbollistit amerikan, Devonte Upson.

Upson është i gjatë 206 centimetra dhe luan në pozitën qendër.

30-vjeçari ka luajtur për shumë klube në botë, madje ka qenë edhe në Kinë te skuadra e Beijing Buck.

Së fundmi ishte pjesë e klubit nga Stambolli i Turqisë, Buyukcekmece./Indeksonline/