KEDS dëmton folenë e lejlekëve, lëndon tre të tillë në Kaçanik (Foto)
Punëtorët e KEDS-it derisa po punon në shtylla elektrike në qytetin e Kaçanikut, kanë shkaktuar dëme tjera.
Ata u kanë prishur folenë lejlekëve që e kishin ndërtuar aty, transmeton Indeksonline.
Nga ky gjest, kanë mbetur të lënduar tre lejlekë, për të cilët po bëhet thirrje që të shërohen. Fotoja e tre lejlekëve të lënduar tanimë po qarkullon nëpër rrjete sociale.
“Kërkojmë ndihmën e veterinarëve që nga ky moment të japim me gjasë e shpresë se humanizmi është edhe tek secili që e lexon njoftimin dhe e pranon si porosi”, thuhet në mbishkrimin e publikuar në Facebook. /Indeksonline/