08:49 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / C E

Keidi Bare premton maksimumin pas transferimit te Espanyoli

Espanyoli mbrëmë ka prezantuar Keidi Baren nga Malaga.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare u prezantua me fanellën e klubit të La Ligës derisa është shprehur tejet i lumtur.

“Shpresoj të kontribuoj në grup dhe ta ndihmoj ekipin në maksimum. Jam shumë i lumtur që jam këtu”, ka thënë Bare.

Bare ka nënshkruar një kontratë me klubin katalonas deri në verën e vitit 2024. /IndeksOnline/