11:45 / E Shtunë, 25 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Kelmendi: Askush s’ka qenë brenda, kur depoja u përfshi nga zjarri – dëmet janë të konsiderueshme

Ramiz Kelmendi, pronar i Elkosit, kompanisë objekti i së cilës u përfshi nga zjarri në Pejë, është deklaruar në lidhje me incidentin.

Ai ka thënë se flakët e përfshinë depon rreth orës 8 të së shtunës dhe se kohën e incidentit nuk ndodhej askush brenda.

“Zjarri e ka përfshirë depon e Elkosit sot rreth orës 8 të mëngjesit. Asnjë punëtorë nuk ka qenë në objekt në momentin që ka ndodhur zjarri. Zjarri është ende aktiv dhe zjarrfikësit janë duke u munduar ta shuajnë. Ky zjarr ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale”, ka thënë Kelmendi për Klankosova.tv