18:32 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kelmendi i “gjuhet” Kurtit: Dyfytyrësi mungesa e tij në seancën e djeshme për rezolutën e territorit!

Ish deputeti i Kuvendit, Gëzim Kelmendi njëherësh Kryetar i Partisë “Fjala” ka kritikuar Liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti lidhur me seancën e djeshme kur u hodh në votim rezoluta që ia ndalon Presidentit, Hashim Thaçi të negociojë me Serbinë për çështjen e kufijve të Kosovës.

Kelmendi e ka quajtur dyfytyrësi të Kurtit, mungesën e këtij të fundit që e bëri në seancë derisa po u zhvillonte votimi, shkruan Indeksonline.

“Kjo vërtetë është dyfytyrësi. Kjo vërtetë është e rëndë. Më në fund u vërtetua ajo që kam thënë edhe më herët që Thaçi rrëzohet në Kuvend dhe jo me koncert-protesta”, ka shkruar mes tjerash Kelmendi.

Shkrimi i tij i  plotë:

Dyfytyrësia e kryetarit të VV-së, Albin Kurtit.

Në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës u hodh në votim rezoluta që ia ndalon Presidentit Thaçi të negociojë me Serbinë për çështjen e kufijve të Kosovës.

Por aty munguan disa deputetë të LDK-së dhe Kryetari i VV-së Albin Kurti.

Përndryshe VV-ja në krye me Albin Kurtin muajin e kaluar organizoj një koncert- protestë kundër Presidentit Thaçi për deklaratat e tij sa i përket çështjes së kufijve.

Ndërsa dje, kur u desht me i dhënë “goditje” institucionale Thaçit, Albin Kurti mungon në seancë dhe nuk merr pjesë në votim.

Kjo vërtetë është dyfytyrësi.

Kjo vërtetë është e rëndë.

Më në fund u vërtetua ajo që kam thënë edhe më herët që Thaçi rrëzohet në Kuvend dhe jo me koncert-protesta.

Por unë e di se ju të VV-së nuk e keni preokupim Thaçin, por e keni pushtetin. Ju protestat i keni për poena politik dhe pushtet. Doli edhe një herë në shesh dyfytyrësia juaj./Indeksonline/