08:53 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

Kelmendi: Me i marr votat në emër të Fadil Vokrrit e me ja largu djalin, poshtërsi e madhe

Njëri prej miqve më të ngushtë të ish-kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrrit, kryetar i Beslidhjes, Sahit Kelmendi e ka fajësuar presidentin aktual të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin, se e ka larguar nga Federata djalin e legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrrit, Gramozin.Kelmendi madje e akuzon Ademin se e pasoi Vokrrin, i cili vdiq më 9 qershor të vitit të kaluar, duke i fituar votat falë emrit të ish-kryetarit.

“Me i marr nënshkrimet dhe votat në emër të FADIL VOKRRIT e me ja largu djalin prej Federatës është shumë ligështi dhe poshtërsi e madhe !!! Agim Ademi nuk e di qysh ka ftyrë me shku në zyre të Fadil Vokrrit e prej aty me ja largu djalin?!” ka shkruar Kelmendi në Facebook.Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, e ka quajtur të rremë lajmin se e ka larguar nga puna djalin e legjendës së futbollit shqiptar dhe paraardhësit të tij, Fadil Vokrrit, Gramozin.

Dje në media është raportuar se Gramoz Vokrri është larguar nga puna në FFK nga lideri i saj. Mirëpo,Ademi e ka mohuar këtë. Ai ka thënë se “është rrenë” dhe se sot do të dalë me një konferencë për media ta sqaroj këtë situatë.