23:04 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kelmendi, Molliqajt: Mos shpif, ky është mendimi im për “Skënderbeun”

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Dardan Molliqaj kishte kundërshtuar ashpër një propozim të themeluesit të LVV-së, Albin Kurtit që kjo parti të futet në koalicion me partinë “Fjala” të Gëzim Kelmendit. Sipas Molliqajt, ky koalicion është në kundërshtim të statutit të partisë së tyre.

“Unë nuk jam pajtu që të kemi koalicion me Partinë “Fjala” të Gëzim Kelmendit, unë nuk jam kanë dakord.  Unë s’jam edhe për bashkim kombëtar dhe me bo koalicion me dikën që ka ofendu figura kombëtare, Skënderbeun”, ka thënë ai në një emision televiziv”.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i të parit  të “Fjalës”. Ai ka thënë se kjo deklaratë e Molliqajt nuk qëndron aspak e vërtetë.

Kelmendi për “Indeksonline’ ka treguar se Historia e Skënderbeut është e ndarë në dysh nga historianët.

Sipas tij, e para cilësohet hero kombëtar ndërsa e dyta në aspektin fetar.

Ish – deputeti ka theksuar se është për bashkim kombëtar pasi që siç thotë Kelmendi është pasues i Isa Boletinit e jo i Skënderbeut.

“Deklarata e deputetit të VV-së Dardan Molliqajt se unë kam ofenduar Skënderbeun nuk është e vërtetë. Historia e Skënderbeut është e ndarë në dysh nga vet historianët. Grupi i parë e cilëson hero kombëtar, grupi i dytë e cilëson hero fetar. Dhe unë e mbështes mendimin e grupit të dytë. Dhe po ia them një të vërtetë të hidhur deputetit Molliqaj, pikërisht ata që i besuan, e pasuan dhe e ngritën figurën e Skënderbeut si figurë kombëtare në shekullin e XIX, po këta e ndanë Kosovën nga Shqipëria. Unë jam për bashkim kombëtar se jam pasues i Isa Boletinit e nuk jam pasues i Skënderbeut”, ka thënë Kelmendi./Indeksonline/