22:28 / E Hënë, 05 Dhjetor 2022 / AR

Kelmendi: Zgjedhjet në komunat veriore të Kosovës – çorrsokaku i radhës!

Ish-deputeti dhe ish-zv/kryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi thotë se zgjedhjet në komunat veriore të Kosovës janë çorrsokaku i radhës.

Siç thotë ai, duhet pasur kujdes në organizimin e zgjedhjeve në komunat veriore, që të “mos të bijmë në grackën politike të ngritur nga qeveria serbe dhe mbështetesit e saj politik në Kosovë”.

Shkrimi i plotë:

Zgjedhjet në Komunat veriore të Kosovës – çorsokaku i rradhës!

Duhet pasur dhe kujdes në organizimin e zgjedhjeve në komunat veriore, që mos të  bijmë në grackën  Politike të ngritur nga Qeveria serbe dhe mbështetesit e saj politik në Kosovë!

– Strukturat organizative jane serbe shumica!

– Personeli organizativ në pikat votuese poashtu janë serb shumica!

– dhe të gjithë të tjerët janë shumica serb!

ku është kurthi politik, nuk do hapen vendvotimet, nuk do dalin te punesuarit per mirevajtjen e puneve ne regjistrim kontroll, votim, vëzhgim, pra do kemi zgjedhje pa vendvotime aktive, do kemi zgjedhje pa personel.

Nuk do ketë kush ti siguroj, transportojë, pranojë dhe shumë elemente tjera të domosdoshme!

Nuk do ketë zgjedhës të pakicës serbe, nuk do kenë ku të votojnë votuesit që kanë  interesim, nuk do shofim votues të dalur në vendvotime të pakicës serbe.

Kjo është humbja e rradhës që do pësojmë polikisht! Bashkësia ndërkombëtare do sheh se nuk ka të interesuar për të zgjedhur përfaqesusesit lokal! A do të thotë kjo se kemi padëgjueshmëri të plotë të pakicës serbe? Si do komentohet nga mediat e huaja?

Nga kjo pra del se qëllimi i tyre do krijoj opinion ndërkombëtarë se pakica serbe nuk është e interesuar për të qenë pjesë e Kosovës me këtë status që e ka.

Do krijojnë bindje se pa pasë Asociacion të mirëfilltë që ju garanton (pasigurinë e trilluar nga gënjeshtra) lëvizje dhe përfaqësim adekuat.

Nga kjo do të krijohet opinioni që duhet urgjentisht të krijohet/themelohet Asociacioni dhe të detyrohemi të ulemi në tryezën e përbashkët me Liderët lokal dhe me ta të ndërtohen raporte që deshirohen nga pala serbe.

Prandaj, duke e ditur që pala serbe po bën çmos, që të arrijë qëllimet dhe të na nxjerrë në  kurtha politik të dëmshëm.

Po e përmbylli me një thënje të Akademisë së Shkencave serbe ‘Çdo serb që gënjen shumëe e më shumë, mirë e më mirë, duhet të ndjehet vet-krenar dhe të krenon kombin serb. Gënjeshtra është krenaria kombëtare serbe.