Këmba e Valon Berishës në gjendje të keqe disa ditë pas lëndimit, futbollisti publikon pamjet
Futbollisti kosovar, Valon Berisha është duke u përballur me një lëndim jo të lehtë dhe për shkak të kësaj ai nuk është duke u paraqitur për ekipin e tij, Reims.
Berisha në Instastory ka publikuar pamje të këmbës disa ditë pas lëndimit dhe nuk duket aspak në gjendje të mirë, transmeton Indeksonline.
Kosovari u lëndua në ndeshjen kundër Lille dhe u detyrua të largohet nga loja në minutën e 8-të./Indeksonline/