16:11 / E Shtunë, 26 Qershor 2021 / OSH

Këmisha shumë e hapur ia zbulon gjoksin Ava Maxit

Ava Max është një ndër artistet me prejardhje shqiptare, e cila po vazhdon të shënojë suksese në arenën ndërkombëtare.

Këngëtarja, së fundi ka postuar disa fotografi në Instagram, përmes së cilave erdhi tërheqëse e veshur tërësisht në të kuqe.

Ava kishte veshur pantallona të kuq e këmishë me po të njëjtën ngjyrë, e cila ia zbulonte shumë gjoksin asaj.

Artistja pranoi komente të shumta nga ana e ndjekësve, ku u ekspozua shumë para pasqyrës.