18:30 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / AR

Kendall Jenner bëhet fytyra e re e kompanisë “Messika”

Supermodelja Kendall Jenner, është emëruar fytyrë e re për makën e bizhuterive ‘Messika’.

Ajo ka nisur fushatën me 18 janar, ku shihet me një shkëlqim duke dalë nga pishina e veshur me një kostum të zi dhe me bizhuteri nga marka, transmeton Indeksonline.

Messika u shpreh për vendimin e saj për të emëruar Jenner si fytyrë të fushatës së markës së saj ishte sepse gjithmonë është frymëzuar prej grave dhe një frymëzim të tillë e ka edhe tek Jenner.

Gratë më frymëzojnë përmes individualitetit të tyre. Unë e shoh Kendall si një mishërim të gruas : misterioze, e lirë dhe që ka në kontroll fatin e saj. Ajo është gjithashtu një grua e fortë dhe me ndikim. Ajo është një reflektim i brezit të ri”./Indeksonline/