17:12 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kendall Jenner dëshiron të jetë asistentja personale e Beyonce

Kendall Jenner dëshiron të jetë asistentja personale e Beyoncé.

Modelja 24-vjeçare do të pëlqente të kishte këtë pozicionin shumë të dëshiruar – por vetëm ‘për një vit’ – pasi ajo dëshiron të zbulojë se çfarë diva e muzikës ha çdo mëngjes dhe çfarë shikon në televizione në mbrëmje, transmeton Indeksonline.

Duke folur në një klip nga prapaskenat për videon e re të fushatës së Calvin Klein , Kendall tha: ‘Nëse do të duhej të isha asistent personal për një vit, do të zgjidhja Beyoncé.’

Ajo vazhdoi: Vetëm sepse unë dua të di se çfarë ha në mëngjes. Thjesht dua të di se çfarë ka ajo për mëngjes.

‘Unë thjesht duhet të di se çfarë shikon në TV. A e shikon Bachelor në Parajsë? Sepse nëse po, ne duhet të jemi miket më të mira’.

Por nuk duhet të jetë shumë e vështirë për Kendall të zbulojë se çfarë bën Beyonce në shtëpi pasi kunati i saj, Kanye West – i cili është i martuar me gjysmë motrën e saj Kim Kardashian West – është mik i mirë i yllit të ‘Crazy In Love’ dhe burri i saj Jay-Z../Indeksonline/