09:25 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kendall Jenneri dhe Bella Hadidi bëhen bashkë, shkëlqejnë, në Miami!

Kendall Jenneri së fundmi e uroi për ditëlindje bukuroshen Bella Hadid, duke ndarë një video së bashku ku u panë duke u puthur.

Supermodelet vendosën të vazhdonin “flirtin” gjatë një feste të lezetshme në plazhin e Miamit, në Florida, teksa treguan se janë ndër modelet më të mira, transmeton Indeksonline.

Kendalli, 24-vjeçare, u pa së bashku me Bellan 23- vjeçe teksa po pushonin duke shijuar bregdetin luksoz së bashku me bikini që vinin në pah format e tyre trupore.

Kujtojmë se ato janë motrat e Kylie Jenner, përkatësisht Gigi Hadid. /Indeksonline/