23:57 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kendall Jenner ia huq këtë herë, befason veshja e saj pa shije

Shumë modele me emër kanë bërë përgatitjet e fundit për spektaklin më të madh të modës në botë ‘Victoria’s Secret.

Kendall Jenner do të jetë pjesë e shout të njohur e cila ka bërë provat e fundit gjatë ditës në Nju Jork, shkruan Indeksonline.

Por, Jenner këtë herë ka befasuar me veshjen pa shije derisa temperaturat e ulëta që po mbizotërojnë atje kanë bërë që modelja të mbështillet e tëra.

Kendall ndryshe cilësohet si një nga modelet më të suksesshme në botë dhe do të jetë pjesë e sfilatës së ‘Victoria’s Secret’ së bashku me modelet e tjera Gigi dhe Bella Hadid./Indeksonline/