18:49 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kendall Jenner ka një plan të madh për 2018-ën

Lajme të mëdha vijnë nga faqja dhe aplikacioni i Kendall Jennder, KendallJ.com.

Në një njoftim këtë javë vet ajo ka treguar se do të bëjë një ndryshim në vitin 2018.

“Po shoh përpara drejt vitit të ri, për çka edhe qëllimet dhe prioritetet e mia kanë ndryshuar”.

“Kam pasur dy vjet të shkëlqyera kur lidhesha me të gjithë, por që kam marrë një vendim të vështirë, që mos të përditësoj aplikacionin tim më 2018”, ka shkruar ajo.

“Shpresoj që jeni kënaqur në këtë rrugëtim po aq sa edhe unë dhe po shikoj përpara që ta ndajë me ju kapitullin tjetër”, ka shtuar ajo pa përmendur konkretisht se për çka e ka fjalën.