14:14 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kendall Jenner kaq e thjeshtë rrugëve të Nju Jork-ut

Ajo gjatë vikendit ka festuar ditëlindjen e saj të 23-të.

Por, Kendall Jenner i është rikthyer punës menjëherë, ajo u fotografua në Nju Jork duke dal nga zyret e ‘Victoria’s Secret’, shkruan Indeksonline.

Modelja dukje në formë të mirë dhe me shumë stil në një duks të zi dhe pantallona të verdhë ndërsa si shpesh herë ajo edhe kësaj radhe u shfaq pa grim.

Ylli i njohur është ftuar të jetë pjesë e sfilatës së shtëpisë së modës ‘Victoria’s Secret’, por Kendall poashtu u bë pjesë e kampanjës së koleksionit ‘Miu Miu 2019 Cruise’.

Ndryshe, të shtunën e kaluar, Kendall festojë ditëlindjen së bashku me mikeshat e saj më të afërta në Nju Jork. /Indeksonline/