18:10 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kendall xheloze ndaj Kylie, kjo është arsyeja

Në kohën kur dy motrat e famshme Kendall dhe Kylie Jenner ishin në shkollën fillore dhe të mesme, Kendall kishte qarë për shkak se ajo nuk kishte asnjë shoqe ndërsa motra e saj Kylie kishte shumë.

“Mbyllësha në dhomë dhe vajtoja me ditë të tëra sepse Kylie kishte shumë shoqëri, dhe unë nuk dija çfarë të bëja , mendoja se kurrë nuk do të kisha miq” deklaroj Kendall.

Ndërsa tani kohët kanë ndryshuar, Kylie është bërë nënë dhe i është përkushtuar asaj komplet, kurse Kendall, udhëton në gjithë modën duke dominuar pistat e modës. Kendall ka më shumë shoqëri se sa Kylie tani, ajo është më e angazhuar , ka një karrierë të suksesshme prej model dhe ka miq nq mbarë botën.

“Unë dhe Kylie tani kemi ndryshuar rolet, jo sepse Kylie nuk është e lumtur tani, ajo është shumë, por, kurrë nuk kam menduar që do të kem më shumë miq se sa Kylie, nuk është që kemi qenë në konkurrencë për këtë por, kjo është e quditshme”, ka vazhduar Kendall.

Ajo poashtu ka deklaruar se më parë ajo e kishte shumë të vështirë që të lexonte komentet negative në Instagram, por tani është mësuar me këtë.

Dy motrat e famshëm përveç karrierave të suksesshme, ato kanë edhe një linjë të suksesshme veshjes së bashku./Indeksonline/