23:53 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kënga e Gashit vazhdon të mbetët një hit i madh

Reperi Gashi është duke kaluar në momentet më të mira të karrierës së tij.

Kënga e tij me Dj Snake dhe French Montanan “Creep on Me” përkundër që ka kohë që është lansuar po vazhdon të dëgjohet mjaft shumë, transmeton Indeksonline.

Këtë e dëshmon se në top-listën e Zvicrës, “Creep on Me” vazhdon të prijë duke lënë hite tjera mbrapa.

Gashi së shpejti pritet të sjellë tjera projekte. Ai ka paralajmëruar se kënga në bashkëpunim me Ledri Vulan do të vije së shpejti. Poashtu ka treguar se edhe me reperin e famshëm G Eazy do të sjellin një projekt së bashku./Indeksonline/

Temat: