22:38 / E Premte, 15 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kënga e re e Ledrit dhe Gashit e ‘detyron’ gazetaren e njohur të bëjë kërcim provokues

Projekti i ri “That’s Mine”  nga dy reperët, Gashi dhe Ledri Vula, po dëgjohet në çdokënd dhe është shndërruar në hit të menjëhershëm.

Tingujt e kësaj kënge e detyrojnë trupin që të kërcej vet sikur të ishe në ndonjë diskotekë, transmeton Indeksonline.

Kështu duket se i ka ndodhur edhe gazetares dhe prezantueses së njohur, Aulona Musta.

Ajo ka postuar një video, ku shihet e veshur me një fustan në të cilën dukej shumë seksi. Aulona në video kërcen nën tingujt e këngës “That’s mine”.

“Ne pauzat mes xhirimeve mbyllet robi ne studio dhe kercen per qejfin e vet” kishte shkruar ajo.

Musta është ndër gazetarët më seksi dhe ndër fytyrat më të bukura të televizionit. /Indeksonline/