18:46 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Këngëtari turk, Serdar ‘abi’ koncert në Prizren

Këngëtari i mirënjohur turk, Serder Ortaç, do të jetë në Kosovë, shkruan Indeksonline.

Nesër Serder do të performojë para publikun shqiptar në një nga klubet e Prizrenit, ndërsa bashkë me të pritet të këndojnë edhe emra të njohur nga estrada.

Për t’iu bashkuar kësaj ngjarje adhuruesit duhet të paguajnë biletën prej 20-25 euro, shkruan Indeksonline.

Serder Ortaç është i njohur për fansat e muzikës turke për hitet e tij ndër vite, ndërsa është njëri nga këngëtarët më të dëgjuar e komentuar në Turqi.

Kujtojmë se Ortaç pati kënduar në gjuhën turke vijën melodike të këngë ‘AYO’ të këngëtares Dhurata Dora, duke e realizuar atë në një version tjetër në gjuhën turke në bashkëpunim me artistin tjetër Sinan Akcil./Indeksonline/.