13:50 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Këngëtarja 50 vjeçare pas ndarjes nga i dashuri: Nuk e di nëse martesa është për mua (Video)

“Mendoj se kurrë nuk do të martohem, nuk e di nëse martesa është për mua.”

Këngëtarja australiane Kylie Minogue tha në një intervistë  për “Bang! Showbiz” se mbase nuk do të mundte  kurrë të gjente të duhurin në jetë, shkruan Anabel.al

“E di se njerëzit më shohin si një dështim të madh në këtë aspekt, por nuk është e thënë ta kem gjetur ende të duhurin. E di, është një pjesë e imja që
mendon se mbase ata janë diku aty. Pastaj jam po unë që mendoj se mbase nuk ka njeri. Ndoshta nuk ka një të duhur për të gjithë.”

Në një tjetër intervistë me Karl Stefanovic për “60 Minutes” Kylie shpërtheu në lot teksa foli rreth ndarjes së saj të fundit, atë me ish të fejuarin, Joshua Sasse. 50-
vjeçarja tha se ndarja ishte shkatërruese për të dhe se prej saj “humbi veten”.

“Nuk dua ta dramatizoj, por që një periudhë e tmerrshme për mua. U mundova të bëj atë që bëjnë të gjithë njerëzit e tjerë, u fejuam. Fillimi ishte
shumë i mirë, pastaj e gjitha rrodhi shumë shpejt. Kuptuam që nuk ishim për njëri- tjetrin. Mendoj se kurrë nuk do të martohem, nuk e di nëse martesa është për mua.”

Kylie dhe 30- vjeçari Joshua Sasse u fejuan në shkurt të 2016- s dhe i dhanë fund vitin e shkuar.

Temat: