11:10 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Këngëtarja e njohur tregohet humaniste, kalon kohë me fëmijët në nevojë

Nicole Scherzigner është një emër i njohur i muzikës.

Ajo përveq një karriere të suksesshme, njihet edhe për humanitetin e saj, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja është pjesë e organizatës së njohur bamirëse Unicef, dhe në ditën ndërkombëtare të fëmijëve ajo ka kalaur kohë me fëmijët në nevojë.

“ Sot është dita botërore e fëmijëve dhe këtë ditë kam vendosur ta festojë së bashku me fëmijët në vende të ndryshme të botës. Jam shumë me fat që po punojë me Unicef , duke i inkurajuar zërat e së nesërmes, por ka ende shumë punë për të bërë! Këta fëmijë kanë fuqi që të ndryshojnë botën”, ishin fjalët e Nicole./Indeksonline/