23:59 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Këngëtarja kosovare i kërkon pasaportë shqiptare kryeministrit Edi Rama

Këngëtarja kosovare që jeton dhe vepron në Shqipëri ka bërë një kërkesë interesante në adresë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Filloreta Raçi e njohur me emrin Fifi ishte e ftuar sot në një emisionin ku i bëri një kërkesë publike kryeministrit Rama.

“Aman, atë pashaportën. Zoti kryeministër Rama atë pashaportë! Po ta bëj kërkesën mediatikisht live, si i bëhet për ta marrë?! Ok, e di që është Presidenti që ta jep, por Rama mund të më ndihmojë”, tha Fifi.

Ndryshe Fifi së fundmi ka sjellë baladën ‘Krimineli zemrës’, një këngë me tinguj e tekst mjaftë emocional.

 

 

Temat: