13:40 / E Shtunë, 15 Shtator 2018 / indeksADMonline

Këngëtarja kosovare në mbështetje të gruas në karrocë për forcën që ajo tregoi!

Ganimete Morina është gruaja nga fshati Samadrexhë, i komunës së Suharekës. Ajo qysh në moshën katër vjeçare  kishte mësuar se vuan prej një sëmundje.

Kësaj të fundit edhe pse natyra nuk i dha ecjen, është me rëndësi se e njëjta ka dhënë një shpirt fisnik. Ajo para disa ditëve në një emision televiziv tregoi se ka arritur qëllimin jetësorë, pavarësisht sëmundjes, shkruan Indeksonline.

Kështu, Morina gëzon sot postin e Sekretares në Shkollën e diturisë në Suharekë.

“Qëllimin jetësor e kam arritur, pasi sot e gëzoj një punë falë familjes, falë Zotit jam këtu ku jam. Pa marrë parasysh se jam në një karrocë me rrota nuk do të thotë asnjëherë se nuk mundesh me arrit po pate vullnetin dhe këmbëngulësinë, në jetë asgjë nuk është e pamundur për t’u arritur”, deklaroi Ganimete Morina para disa ditëve në një emision televiziv.

Kurse, në përkrahje të Ganimetes, ka dalë edhe këngëtarja kosovare, Safetja e njohur si dyshja e muzikës popullore  “Motrat Mustafa”.

Ajo  ka shpërndarë në rrjete sociale intervistën  e Ganimetes dhe ka thënë se e përkrah gruan në fjalë për forcën që ka treguar. Sipas saj, ka treguar një vullnet të jashtëzakonshëm për jetë.

Ndryshe, edhe këtë verë Motrat Mustafa ishin më se aktive si me koncerte ashtu edhe të pranishme edhe në evente dhe ahengje familjare duke i bërë ato si dy nga këngëtarët më të pëlqyera të muzikës popullore.